TRAGJEDI/ Mbyten në Liqenin e Banjës babai me 2 djemtë e mitur dhe kushëriri i tyre

21 July 2023, 20:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TRAGJEDI/  Mbyten në Liqenin e Banjës babai me 2 djemtë e mitur
Foto ilustruese

 Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gramshit. Babai me 2 djemtë e tij të mitur si dhe kushëriri i tyre kanë mbetur të mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.

Konkretisht dyshohet se shtetasi A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç, (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi  M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Palombarët e Renas, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre nga liqeni. Sipas policisë grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

TRAGJEDI/  Mbyten në Liqenin e Banjës babai me 2 djemtë e mitur

'Gramsh/informacion paraprak

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në  Liqenin e Hidrocentralit  të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë,  grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi  M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas  për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin  dhe dokumentimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

 



Video