VIDEO/ Masakër mjedisore në Gjoricë të Bulqizës, institucionet shtetërore "mbyllin" sytë

11 Mars 2025, 19:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakër mjedisore në Gjoricë të Bulqizës

Një masakër mjedisore po ndodh prej dy muajsh në zonën e Gjoricës në Bulqizë, buzë rrugës së Arbrit. Mjete të rënda të një firme private punojnë papushim, duke marrë inerte.

Sipas videove që kanë mbërritur në redaksinë e VoxNeës, mjetet punojnë edhe ditën, duke marrë zhavorr. Sipas informacioneve, asnjë firmë nuk lejohet dje s'ka leje shfrytëzimi. Qeveria ka anuluar të gjitha lejet e shfrytëzimit, duke dhënë vetëm disa në lumin e Matit, për shkak të kontratave.


Në video: Mjetet e një firme duke punuqr dhe marrë inerte në lumë

Videot e mësipërme janë realizuar në datën 10 mars 2025 pranë fshatit Gjoricë në Bulqizë. Dy eskavatorë janë brenda në lumë duke marrë zhavorr. Pranë tij janë disa kamionë. Pasi mbushen me inerte, kamionët nisen në drejtim të Peshkopisë.

Sipas denoncimit që ka mbërritur në VoxNeës, gërryerja po bëhet nga një firmë që po ndërton segmentin Maqellarë - Peshkopi. Inertet e Gjoricës shkojnë deri në afërsi të Peshkopisë, teksa asnjë institucion lokal dhe qendror nuk e ka evidentuar një masakër të tillë. Gjithccka ndodh ditën me diell, në sy të të gjithëve dhe pa asnjë leje shfrytëzimi apo edhe mjedisore.

Duket se firma i ka krahët e ngrohta, qoftë në nivel lokal apo qendror, duke marrë edhe guximin të veprojë hapur dhe buzë rrugës.


Video