Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, raportohet për tre të plagosur!

11 Mars 2025, 13:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:00 në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Karinë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Të lënduarit raportohet se janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Peqinit.

Pas përplasjes mes tyre, automjetet kanë dalë jashtë rruge, ndërsa duken edhe dëmet materiale.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video