Rama: Kemi filluar një proces për drejtësinë, nuk pranojmë që gjykatat të jenë "noter" të prokurorisë

11 March 2025, 09:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Kemi filluar një proces për drejtësinë, nuk
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në rubrikën “Sy m’sy” për anëtarësimin në BE si dhe për reformën në drejtësi.

Ai tha se PS e ka bërë zgjedhjen e saj dhe janë në krahun e drejtësisë, por gjykata s'duhet të noterizojë çdo gjë që kërkon prokuroria

"Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, jemi në krahun e drejtësisë. Nuk bëjmë avokatinë e askujt. Kemi filluar një proces që të japim opinionet tona për cilësinë e drejtësisë që shpata të mos kthehet në një forcë ndëshkimore abuzive. Që gjykata të funksionojë dhe noterizojë çdo gjë që kërkon prokuroria, dhe që prokurorët e gjykatësit të jenë të verbër, pra të paanshëm dhe të drejtë”, tha Rama.

 


Video