GJKKO dënon me 4 vjet BURG ish-deputetin, Alqi Bllako!

11 Mars 2025, 14:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

GJKKO dënon me 4 vite burg ish deputetin socialist, njëherësh ish sekretarin e ministrisë së mjedisit Alqi Bllakon.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbret në 2 vite e 8 muaj.

Alqi Bllako u dënua për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror dhe i të zgjedhurve vendorë, lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, teksa u nda nga pjesa tjetër e personave të akuzuar për shkak të akuzës.

Sipas SPAK, Bllako përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit, Edmond Bllako.

Hetimet për ish deputetin e Partisë Socialiste përfunduan në 17 nëntor të vitit të kaluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.


Video