VIDEO-LAJM/ Shoqata e taksive në protestë, shoferët bllokojnë sheshin ‘Nënë Tereza’!

26 June 2024, 11:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO-LAJM/ Shoqata e taksive në protestë, shoferët
Protesta e Taksive

Shoqata e Taksive të Tiranës ka dalë në protestë ditën e sotme.

Shoferët e taksive, ndryshe nga ditët e tjera, sot nuk kanë dalë në punë dhe në shenjë proteste kanë rreshtuar të gjitha makinat e tyre në sheshin ‘Nënë Tereza’ në kryeqytet.

Kjo protestë vjen si pasojë e kushteve të vështira të punës që po hasin çdo ditë.

Kujtojmë se kjo është protesta e disatë që po ndodh nga kjo sindikatë, pasi sipas tyre, disa nga makinat të cilat përdoren si taksi, nuk kanë licencë.


Ata e kanë akuazuar bashkinë se licencat janë dhënë pa kriter dhe drejtorët e bashkisë po ndërhyjnë në treg për të pastruar paratë.



Video