SPAK ankimon në Apelin e Posaçëm dënimin me 2 vite burg të ish-kryebashkiakut e Lezhës, Fran Frrokaj nga Shkalla e Parë për shpërdorim detyre, duke kërkuar dënimin e tij me 4 vite heqje lirie.
Frrokaj është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg, por ka vuajtur 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish-zyrtarë të tjerë e gjithashtu gjykata vendosi konfiskimin e mbi 66 mijë m2 tokë te 'Rana e Hedhun'.
Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234.548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën e Ranës së 'Hedhun', e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara.
Në lidhje me këtë çështje, sipas prokurorisë, gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë dhe rikthimin e saj ne gjendjen e mëparshme, pra në tokë shtet, por Kadastra nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve.