Përfshihet nga flakët gjatë natës banesa dykatëshe në Shkodër, zjarri përhapet në disa shtëpi pranë saj

26 Qershor 2024, 08:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Katër banesa janë djegur në lagjen ‘Skënderbeg’ në Shkodër. Flakët nisën nga një banesë 2-katëshe më pas zjarri u përhap duke djegur edhe 3 shtëpi ngjitur, njëra e pa banuar.

Zjarri nisi rreth orës 00:50 në banesën e një 51-vjeçari.

Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale. 4 zjarrfikëse punuan rreth 3 orë për të shuar flakët

'Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç. 

Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar. 

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.  

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.  

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.'- njofton policia.


Video