Laboratori me kokainë në Frakull, GJKKO jep mbi 90 vite burg për të 10 pandehurit (EMRAT)

25 June 2024, 16:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Laboratori me kokainë në Frakull, GJKKO jep mbi 90 vite burg për
Baza e kokainës në Frakull të Fierit

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për grupin e strukturuar të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, të cilët kishin ngritur një laborator kokaine në Frakull të Fierit.

Të akuzuarit u shpallën fajtorë për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje dhe grup kriminal, kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, megjithatë GJKKO dha në total mbi 90 vite burg që duhet të vuajnë në sigurinë e lartë.

Dënimet:

Nikolin Gjolena – 17 vite burg – 11.4 vite me gjykim te shkurtuar

Viktor Cervanaku – 15 vite burg – 10 vite me gjykim të shkurtuar

Enxhi Ferhati – 12 vite burg – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite burg – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite burg – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite burg – 11.4 vite me gjykim të shkurtuar

Zenel Çervanaku – 14 vite burg – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite burg – 9.4 vite me gjykim të shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite burg – 2 vite me gjykim të shkurtuar

Marildo Rona – 12 vite burg – 8 vite me gjykim të shkurtuar

Rreth 485 kg kokainë u trafikuan nga Kolumbia përmes një ngarkese me pleh organik e cila u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim të DEA-s amerikane ndërsa për ekstraktimin e lëndës narkotike grupi kriminal kishte kontraktuar dy kimist kolumbian.


Video