Deputeti i PS-së Erion Braçe ka denoncuar sot moskryerjen e pagesave nga grumbulluesit te bujqit për prodhimin e tyre.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Braçe shprehet se grumbulluesit dhe tregëtarët kanë nga dy deri në tre milionë euro të pashlyera ndaj bujqve. Ai shton më tej se disa politikanë bëjnë parada me këta grumbullues dhe këta të fundit i përdorin ata si mbrojtje ndaj bujqve.
"Ka grumbullues, tregëtarë, të cilët vonojnë paratë pa fund. Ka politikanë që bëjnë parada me këta grumbullues dhe me paradat e politikanëve, ata grumbullues mbrohen në raport me bujqit. Ka grumbullues që ka sot nga dy deri në tre milionë euro detyrime kundrejt bujqve atje në Lushnje, por edhe në Divjakë dhe më gjerë sesa aq." shprehet Braçe.
Deputeti socialist në statusin e tij shkruan se grumbulluesit pas 6 muajsh ja u bëjnë llogari produktet me tjetër çmim duke ju dhënë më pak lekë.
Braçe shprehet se sot në Shqipëri ekziston një ligj që vendos afate për pagesat biznes me biznes, por në të nuk përfshihet marrëdhënia me bujqit. Sipas Braçes, ky ligj duhet të ndryshojë menjëherë.
Reagimi i Braçes:
ËSHTË SKLLAVËRIM!
VONESA ME MUAJ E PARAVE PËR BUJQIT ËSHTË TMERR!
Është hall i madh për çdo bujk që paratë e prodhimeve bujqësore të vonohen 3, 4, 5, 6 e me shumë muaj.
Mendoheni, të mbjellësh, të shërbesh, rritësh, pjekësh, vjelësh, shesësh proshimet e tua dhe, TREGTARËT TË TË VONOJNË PARATË EDHE PËR 6 MUAJ TË TJERË!
Ështe e poshtër! Bëhet edhe me e poshtër kur pas 6 muajsh të bëjnë llogarinë me një çmim tjetër-ndryshe nga ai i 6 muajve më parë kur ti shite!
Nuk mbaron këtu;
Se pavarësisht faktit që ti nuk ke marr paratë dhe tamam për ti marr ato, vijon ti shesësh prodhimet e tua tek i njejti, me shprese se do behet me mire!
KJO ESHTE SKLLAVERIA E RE!
Ne Lushnje e Divjake, ka tregtare qe kane mbi 2 milion euro pa paguar per prodhimin blere bujqve;
Ka politikane qe bejne parada me kete soj e me paradat e politikaneve ky soj shton edhe me bujq ne skemen e skllaverise.
Sot ne Shqiperi ka nje ligj qe vendos afate per pagesat biznes me biznes;
POR MARREDHENIA ME BUJQIT NUK PERFSHIHET!
Duhet te ndryshojme ligjin per te vendosur AFAT PER PARATE E BUJQVE!
Ka arritur kulmi!
BUJQIT DUAN PARATE E MUNDIT TE TYRE!