Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për skandalin e publikimit të pagave në muajin dhjetor, duke çuar në gjykatë katër të pandehurit.
Sipas prokurorisë, bëhet fjalë për pagat e punonjësve në muajin Janar të vitit të kaluar, të cilat nga hetimet k arezultuar se janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” dhe më pas janë publikuar në media.
Prokuroria thekson se të dhënat kanë qenë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas.
Në përfundim të hetimeve Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim në ngarkim të të pandehurve:
1.Eni Qirjako,
E akuzuar për kryerjen e veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal.
2.Andi Agaraj,
I akuzuar për veprën penale të“Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K. Penal.
3.Klodian Sota,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv në sektorin privat” parashikuar nga nenet 164/b e 244 i K. Penal.
4.Endri Ikonomi,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/a iK.penal