Policia e Shkodrës ka goditur një rast të prodhimit të kriptomonedhave dhe si rezultat ka arrestuar një person, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Në kuadër të operacionit “Avalon” është vënë në pranga shtetasi Elvis Mehja, 43 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Jetmir Mehja, 21 vjeç, banues në Shkodër.
Këra dy shtetas dyshohet se një magazinë në lagjen “Salo Halili”, ushtronin veprimtaria e kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale. Policia ka gjetur në magazinë 16 pajisje elektronike që shërbenin për gjenerimin e kriptomonedhave virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Mbi Jetmir Mehja rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”; “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, kryer në bashkëpunim; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Ndërsa Elvis Mehja akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, e kryer në bashkëpunim.
Policia njofton se gjatë kontrollin në banesën e 43-vjeçarit kanë gjetur dhe një sasi kanabis sativa.
Në vijim të këtij operacioni është proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasi Fatjon Bengu, 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”.
Dyshohet se ky shtetas ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.