U kap "mat" duke tradhtuar burrin, nusja nga Librazhdi përfundon në spital e rrahur nga babai i saj

27 May 2022, 15:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U kap "mat" duke tradhtuar burrin, nusja nga Librazhdi përfundon

Që nga dita e djeshme, por edhe sot në media qarkullon një video ku një vajzë nga Librazhdi, kapet nga vjehrri dhe vjehrra me dashnorin e saj në krevatin e të fejuarit të saj i cili është emigrant.

Kanë qenë pikërisht vjehrra dhe vjehrri që kanë dyshuar tek një tradhti e nuses ndaj djalit dhe kur e kanë zbuluar e kanë filmuar.

Pas gjithë skandalit të ndodhur në një fshat në Librazhd, gazetarja Edjola Terziu sipas JOQ bën të ditur se pas ngjarjes, familjarët e djalit kanë njoftuar familjarët e vajzës që u kap me dashnorin duke kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa ka qenë babai i vajzës i cili e ka rrahur të bijën e tij duke e bërë për spital.

"Gjendja e vajzës është goxha e rënduar. Në atë çfarë kam arritur të zbulojë nga informacionet paraprake të dhënë nga familjarët e saj dhe psikologët që po e trajtojnë se gjendja psikologjike e vajzës është shumë e rënduar dhe pjesa më e madhe e tyre dyshojnë se ka një mundësi shumë të madhe që të kryej vetëvrasjen nëse nuk do të marrë një ndihmë të menjëhershme.

Pas video që është bërë virale, familjarët e djalit kanë njoftuar familjarët e vajzës të cilët kanë shkuar në shtëpi dhe ka qenë babai i saj i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Për shkak të kësaj vajza është detyruar t’i drejtohet spitalit të Librazhdit për mjekim", shkruan gazetarja.

 


Video