E rëndë në Tiranë, mbyten dy të mitur në liqen, nisin kërkimet për nxjerrjen e trupave

27 May 2022, 19:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Tiranë, mbyten dy të mitur në liqen,
Liqeni i Prushit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku dy të mitur janë mbytur në liqenin e Prushit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05, teksa viktimat janë të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet. Drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.

Mësohet se kanë qenë një grup fëmijësh që kanë qenë duke luajtur, por vetëm katër prej tyre kanë dalë nga liqeni, ndërsa dy janë mbytur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video