Vdekja e punëtorit në Paskuqan, kush është sipërmarrësi që u arrestua

14 Dhjetor 2025, 21:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë në punë i mori jetën një 64-vjeçari këtë të diel në zonën e Paskuqanit, ndërsa policia arrestoi administratorin e firmës ku ndodhi ngjarja.

Punëtori me iniciale H. P. humbi jetën pasi ra nga një lartësi gjatë punës në një kompani nënkontraktore, rreth orës 10:30 të paradites.

Pas ngjarjes, në mbrëmje, rreth orës 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë administratorin e kompanisë “Al Great Shpk”, Avni Mekshi, 61 vjeç.

Policia po heton rrethanat e aksidentit dhe nëse janë respektuar rregullat e sigurisë teknike në vendin e punës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila pritet të kryejë veprime të mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 


Video