Punëtori humbi jetën në Paskuqan, pas denoncimit të Vox News, policia arreston administratorin e firmës nënkontraktore

14 Dhjetor 2025, 20:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një punëtor 64-vjeçar ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve.

E ndërsa aksidenti ka ndodhur që në orët e paradites dhe Vox News denoncoi heshtjen e policisë, kjo e fundit ka reaguar në orët e mbrëmjes duke arrestuar administratorin e firmës nënkontraktore, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 10:30, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç, i punësuar për punime hidraulike. Si pasojë e plagëve të marra, 64-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Rreth orës 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, administrator i firmës nënkontraktore, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Ky nuk është rasti i parë i një aksidenti me vdekje në kryeqytet dhe nëse nuk do të ishte denoncimi i Vox News, ndoshta edhe ky rast do të kalonte në heshtje si shumë të tjerë.

 

 


Video