U zunë për një vajzë, kush janë të rinjtë që u përfshinë në sherr, 37-vjeçari u godit me shishe në kokë

28 August 2022, 23:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U zunë për një vajzë, kush janë të rinjtë
Komisariati i Sarandës

Elmir Myrdini, nga Tirana është 37-vjeçari që mbeti i plagosur pas konfliktit fizik me një person tjetër të identifikuar si Gentjan Zikollari. Sherri mësohet se ka ndodhur në Ksamil dhe arsyeja e zënkës ka qenë një vajzë.

Deri më tani raportohet se Myrdini është goditur me shishe në kokë nga Zikollari gjë që i ka shkaktuar plagë dhe ka përfunduar në spital. Ai ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe ka dalë nga spitali. Nga ana tjetër, policia është vënë në kërkim të Zikollarit.


Video