Mbytet në liqen 40-vjeçari nga Devolli

28 August 2022, 16:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbytet në liqen 40-vjeçari nga Devolli
Liqeni i Prespes

Në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur shtetasi F. C., 40 vjeç.

Në trup atij nuk i janë gjetur shenja dhune, ndërsa mësohet se ia ka qenë duke peshkuar.

“Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Video