Tritol banesës së biznesmenit në Krujë, autorët e hedhin lëndën plasëse mbi çati (emri)

28 August 2022, 10:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tritol banesës së biznesmenit në Krujë, autorët e

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në lagjen "Borati", Krujë. Sasia e vogël plasëse u hodh në çatinë e banesës së biznesmenit Altin Keqi. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Altin Keqi është pronar i dy serviseve të celularëve në Krujë dhe Fushë-Krujë. Burime bëjnë me dije se nuk njihet si person problematik dhe nuk ka konflikte me njeri. Paraprakisht dyshohet se tritoli është vënë për shkak të konkurrencës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak-Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 


Video