Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident masiv, ku të paktën shtatë autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është bllokuar qarkullimi.
Kamioni që qarkullonte nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit i është çarë goma dhe është përplasur me krahun e urës e më pas 6 makina janë përfshirë në aksident.
Aksident i rëndë është regjistruar në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”.
Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një vajzë e cila është nisur për në spital jashtë rrezikut për jetën.