U vra nga pronari i hotelit, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit 31-vjeçar!

7 June 2024, 11:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U vra nga pronari i hotelit, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit

U vra nga pronari i hotelit, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzi.

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është gjetur pranë një guroreje, duke shkuar në fshatin Vuno.

Bashkëpronari i hotelit në Dhërmi e ka qëlluar 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi me dy plumba në shkallët e hotelit ku ai punonte si recepsionist.

Më pas autori Geraldo Shehu i ka kërkuar dy punëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh.

Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin, më pas e ka vrarë ndërsa motivet ende nuk janë të qarta.


Video