Vrasja e recepsionistit të hotel ‘Greccia’, Policia fokuson kërkimet për trupin në aksin Dhërmi-Himarë

7 June 2024, 08:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e recepsionistit të hotel ‘Greccia’, Policia fokuson
Geraldo Shehu

Recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, Eraldo Nevruzi, dyshohet se është ekzekutuar nga bashkëpronari i hotelit, Geraldo Shehu.

Trupi i viktimës nuk është gjetur ende, ndërsa kërkimet gjatë pasdites së djeshme nuk kanë pasur asnjë rezultat.

Forcat policore vijojnë sot me kërkimet në aksin Dhërmi-Himarë, ky dyshohet se Shehu pasi e vrau recepsionistin 31-vjeçar, trupin ia ka hedhur në këtë aks.

Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli, dyshohet se është autor i krimit të rëndë, i cili rezulton bashkëpronar i hotel ‘Greccia’ së bashku me vjehrrën e tij Gentjana Nino.


Video