Vrasja në Dhërmi, arrestohen dy persona, dyshohet se ndihmuan autorin (EMRAT)

7 June 2024, 08:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja në Dhërmi, arrestohen dy persona, dyshohet se ndihmuan autorin
Eraldo Nevruzi.

Policia ka arrestuar dy punonjës të hotel Greccia në Dhërmi, si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi.

Ata kanë ndihmuar bashkëpronarin e hotelit që të fshehin trupin e viktimës. Në pranga kanë rënë Daniel Qose dhe David Larti.

“Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, të dy banues në Korçë”, tha policia.       

Policia thotë se nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi Gerald Shehu, në një kasafortë në dhomën e gjumit, u gjet 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.  

Në funksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.  

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasin G. Sh., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe për shtetasit D. Q. dhe D. L., për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.


Video