U shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje, policia informacion zyrtar për arrestimin e kryebashkiakut të Rrogozhinës!

10 Shkurt 2026, 11:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edison Memolla

Policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth ezekutimit të vendimit për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili u shpall fajtor për korrupsion.

Ai u  shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim dhe dënua me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

Regimi i policisë së Durrësit:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar me nga 1 burgim, shtetasit E. M., 39 vjeç, B. Xh., 48 vjeç dhe N. T., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.


Video