VIDEO/ Oficeri bllokon hyrjen e biznesit me makinë, u nxjerr ARMËN punonjësve, pezullohet nënkomisari në Tiranë! (EMRI)

10 Shkurt 2026, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fabiol Hasaj

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pezulluar nga detyra nënkomisarin me inciale, Fabiol Hasaj, ekspert i Policisë Shkencore në Kukës, pasi dyshohet se kanosi me armën e shërbimit një qytetar në lagjen Laprakë.

Sipas njoftimit të policisë, pas konfliktit për motive të dobëta, punonjësit të policisë i është bllokuar arma tip pistoletë "TT".

Ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar rastin në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit:

"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.02.2026, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, Tiranë, te pallatet malajziane, ku punonjësi i Policisë, Nënkomisar F. H., me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, për motive të dobëta, u konfliktua me shtetasin D. H., të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit, informojmë se:


Menjëherë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar F. H., dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor. Gjithashtu, në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”.

Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.


Video