“Po shpikni imunitet hyjnor”/ Vendimi për Ballukun përplas gazetaren dhe ish-deputetin e PS: Ke ardhur për show këtu?

9 Shkurt 2026, 22:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anila Hoxha dhe Plarent Ndreca

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese 4 me 4 për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, ka përplasur në Top Story gazetaren Anila Hoxha me juristin Plarent Ndreca.

Ish-deputeti i PS argumentoi për heqjen e imunitetit sipas Komisionit të Venecias, ndërsa gazetarja Hoxha tha “do të shpiket ndonjë imunitet hyjnor”

Pjesë nga debati mes tyre:

Hoxha: Gjykata dha një vendim pa vendim. Ka në fuqi një vendim, në të cilin u vendos pezullimi nga detyra. Akoma më thjeshtë, megjithëse gjykata ka shpallur vendimin, ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Do ketë ndonjë imunitet hyjnor më. Mos qesh fare..

Ndreca: A ka mundësi ta lexoni Komisionin e Venecias?

Hoxha: Nuk të jap fare përgjigjen. Kur lexoni një vendim vetëm një paragraf, nuk jeni i ndershëm me publikun, jeni kontradiktor..

Ndreca: Unë thashë ka vendim. Pse acaroheni dhe hidheni kot.

Hoxha: Ju na mësoni ligjet, unë po ju mësoj shqip që të kuptojnë shqiptarët.

Ndreca: Nuk po flisni korrekt. Po më akuzoni se po shpik imunitete.

Hoxha: Kur ma sjell Komisionin e Venecias, lexoje të gjithë zotëri.

Ndreca: Kërkoj ndjesë që nuk të mora leje.

Hoxha: Ke marrë ekskluzivitetin të na ndriçosh mua dhe publikun.

Ndreca: Po tërheq vëmendjen e publikut.

Hoxha: Aaa ke ardhur për show? Unë nuk kam ardhur për show, kam ardhur të raportoj.


Video