Alfred Moisiu del nga spitali, pasi u shtrua me urgjencë

9 Shkurt 2026, 15:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka kaluar me sukses problemet e fundit shëndetësore dhe është rikthyer në shtëpinë e tij.

Rreth pesë ditë më parë, ai u dërgua me urgjencë në QSUT, por tashmë i ka kaluar problemet shëndetësore dhe është në rregull. 

Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Moisiu me një nga mjeket.

"Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT! Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë", thuhet në postim.


Video