EMRI/ Zbulohet kush ishte i "forti" i Vlorës që goditi me dorezë hekuri avokatin Kujtim Cakrani!

9 Shkurt 2026, 10:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kujtim Cakrani

Skerdilajd Xhindi, është personi që ka goditur me dorezë hekuri avokatin e njohur, Kujtim Cakrani, tha gazetarja e njohur Anila Hoxha në emisionin Breaking TopNews.

Ditën e djeshme Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, u dhunua rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës.

Në dëshminë e tij, avokati Cakrani, tha se dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant në hyrje të Vlorës.

Fillimisht, ata e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi , edhe pse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë.

Më pas, dy personat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e goditur me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës. 


Video