Një banor i qytetit të Kukësit ka dërguar një video të nje aksi rrugor në afërsi të zonës së quajtur Kodër-Lum.
Sipas tij, rruga e harruar nga institucionet shtetërore, është vetëm 3 minuta larg qytetit të Kukësit.
Lexoni mesazhin e tij:
"Pershëndetje Voxnews.al, jam një banor i fshatit Kodër-Lum Kukës. Kjo rrugë ndodhet 3 min larg qytetit dhe ka shum vite në këtë gjendje dhe shteti nuk ja ka lëshuar sytë asnjëherë, pavarsisht se jemi ankuar disa herë por ankesën tonë nuk e ka marrë njeri për bazë. Kjo rrugë është bërë e pa kalueshme dhe këtu makina has shum probleme, nuk je i zoti as të nxjerrësh fëmijët në shkolla apo ndonje rast urgjent tjetër. Në këtë rrugë është dhe pika e bllokimit të makinave që e përdor vet shteti por thjesht vijnë i plasin aty dhe për rrugën nuk u intereson fare të vënë dorë. Do isha shumë mirënjohes ndaj jush nëse e publikoni këtë ankesë. Faleminderit." - shkruan banori në inbox-in e Vox News.
View this post on Instagram