Ilir Meta reagon nga burgu për dhunën barbare ndaj avokatit të tij

8 February 2026, 20:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ilir Meta reagon nga burgu për dhunën barbare ndaj avokatit të

Ilir Meta ka reaguar nga burgu për dhunimin barbar të avokatit të tij, Kujtim Cakrani.

Meta kërkon identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

“Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt.

Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.

Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët”, shkruan Meta.


Video