U mbyt në Greqi, sot Amelia e vogël përcillet në banesën e fundit në Shqipëri. Babai nuk merr pjesë në varrim

26 August 2022, 09:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U mbyt në Greqi, sot Amelia e vogël përcillet në

Sot do të jepet lamtumira e fundit për 6-vjeçaren shqiptare, e cila u mbyt në plazhin e Korinthit në Greqi më 23 gusht. Amelia e vogël do të varroset në Shqipëri.

Ndërsa mësohet se babai i saj nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni, pasi është nën hetim, e për pasojë nuk i lejohet të lëvizë jashtë vendit.

Babai i Amelias akuzohet për ekspozim të të miturës në rrezik.

Ai po procedohet në gjendje të lirët me kushte kufizuese nga drejtësia greke.

Amelia u mbyt në sytë e të atit, teksa ai tentoi të ngjiste në varkë.

6-vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e vdekur.

Sipas rrëfimit të babit shqiptar, ai nuk u zhyt për ta shpëtuar të bijën, pasi siç thotë vuan nga astma, e si rrjedhojë nuk mund të marrë frymë në ujë.

42-vjeçari foli dje për protothema,gr.

Ai tha se nuk do ta dëmtonte kurrë fëmijën e tij, pasi e adhuronte atë.

“Nuk do ta dëmtoja fëmijën, e adhuroja. E adhuroja fëmijën tim, ajo ishte forca ime. Kur fëmija erdhi në shtëpi mora forcë”, tha 42-vjeçari, ndërsa shton se ai dhe gruaja e tij nuk kanë asnjë problem.

“Unë dhe gruaja ime nuk kemi asnjë problem, nuk kemi asnjë akuzë mes nesh. Ne jemi bashkë në atë që na ndodhi. Unë e pata fëmijën për një muaj rresht. Vija nga puna çdo pasdite dhe e merrja”, thekson 42-vjeçari.

“Sot fëmija im largohet dhe shkon në vendin tim për ta varrosur. Nuk jam në gjendje të them asgjë tjetër. Unë thashë gjithçka në dëshminë time”, përfundon ai.

Ndërkohë në një intervistë tjetër që dha për televizionin SKAI, 42-vjeçari tha se kishte bërtitur fort kur Amelia e vogël ranë det, por askush nuk e dëgjoi për shkak të astmës.

“Kam thirrur për ndihmë, por ndoshta nuk më kanë dëgjuar. Unë vuaj nga astma , volum i zërit tim është i ulët” , tha 42-vjeçari.

Hetuesit e kanë ngritur dyshimet, pasi babai shqiptar futi të bijën në ujë me rroba dhe që nuk bëri asgjë për ta shpëtuar atë, teksa e shihte për 3 deri në katër minuta të luftonte me vdekjen.

“Më pushtoi paniku kur e vogla ra në det”, citohet të ketë thënë babi i Amelias më herët.

 


Video