Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të një automjeti mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodrës.
Të shtënat ndodhën në lagjen Rus. Autorët hapën zjarr në drejtim të një makine Audi me targa AB 199 BA në timonin e së cilës ndodhej Alban Bruçaj, rreth 26 vjeç. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Makina mësohet se ishte në lëvizje kur autorët, të cilët dyshohet se lëviznin me motor, qëlluan me breshëri plumbash. Drejtuesi i mjetit ka mundur t’i shpëtojë plumbave, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor që ka nisur punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.