Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur, Nasho Jorgaqi

25 Gusht 2022, 19:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nasho Jorgaqi

Është ndarë nga jeta sot pasdite në Tiranë, Nasho Jorgaqi.

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Ai ishte shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar nga më të njohurit, doktor i shkencave, “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime.

Homazhet do mbahen nesër në Akademinë e Shkencave nga ora 12.00 në 14.00.

 

Video