
Policia ka arrestuar 25-vjeccarin Ardit Çela, i riu që dhunoi dhe tentoi të digjte me benzinë një 16-vjeçare.
E mitura dyshohet se ishte një lidhje dashurie me 25-vjeçarin.
16-vjeçarja bashkëjetonte me Çelën dhe kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin për shkaqe xhelozie.
Mësohet se ai e ka dhunuar vajzën dhe në bashkëpunim me dy shokët e tij ka tentuar ta digjte me benzinë.
Dy të rinjtë nga Tirana janë arrestuar më herët në kushtet e flagrancës nga Policia, pasi kanë dhunuar fizikisht dhe kanë tentuar të djegin me benzinë një vajzë 16 vjeçe. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se shpallën në kërkim dhe një person të tretë, shtetasin Ardit Çela.
Vajza 16 vjeçe ishte ish-bashkëjetuesja e një prej personave që e kanë dhunuar dhe po tentonte ta digjte me benzinë. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen por dyshimet janë se ka lidhje me marrëdhënien e prishur.
Dy shtetasit E.H. dhe D.M (17 vjeç) e kanë dhunuar me grushte e shkelma vajzën dhe më pas kanë dashur të djegin me lëndë djegëse. Fatmirësisht, ngjarja është parandaluar në kohë dhe tashmë materialet në ngarkim të dy dhunuesve i kanë kaluar Prokurorisë.