Ndihmoi Ervis Martinajn të arratiset, gjykata lë në burg efektivin e Forcave Operacionale

25 August 2022, 12:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndihmoi Ervis Martinajn të arratiset, gjykata lë në burg
Foto ilustruese

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e rrethit të Kurbinit për agjentin e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit, Jeton Lami, i cili u vu në pranga ditën e djeshme.

28-vjeçari është lënë në arrest me burg. Lami u akuzua për ‘shpërdorim detyre” sepse ka shoqëruar dhe përkrahur një person të shumëkërkuar, nuk ka marrë masa për kapjen e tij dhe nuk ka informuar vendndodhjen e tij.

Lami banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nuk ka dhënë asnjë shpjegim para hetuesve, por ka folur avokati i tij.


Video