Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mallakastër, ku djali ka vrarë babain e tij.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se djali, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka sulmuar të atin duke e qëlluar me sende të forta. Për pasojë 73-vjeçarin ka ndërruar jetë.
“Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja”, bën me dije policia.