U lirua sot nga burgu, Saimir Tahiri: Faleminderit ty që ke gënjyer dhe…

2 June 2023, 18:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U lirua sot nga burgu, Saimir Tahiri: Faleminderit ty që ke gënjyer
Në foto: Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga qelia dhe kalimit në arrest shtëpie ditën e sotme.

Ai shkruan në Facebook se do të vazhdojë të kërkojë të drejtën e tij.

“Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot. Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une!

Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e te vertetes.  Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe. Tani kam mundesine te kerkoje te drejten pa kursim! Faleminderit pamase te gjithe!”, shkruan ai.

Kujtojmë se një grup ekspertësh konkluduan në akt ekspertimin e tyre se bashkëshortja e Saimir Tahirit, Fatlinda Tahiri është në pamundësi për t’u kujdesur për dy fëmijët e mitur të çiftit.

Pikërisht ky konkluzion i ekspertëve bindi Gjykatën e Elbasanit që këtë të premte të vendoste lirimin nga qelia të ish-ministrit, i cili pjesën e mbetur të dënimit do ta vuajë në shtëpi, shkruan klan.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia sqaroi në një reagim se “bashkëshortja e Saimir Tahirit vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, sëmundje e cila është arritur dhe me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, të jetë në pamundësi për t’u shërbyer fëmijëve.”

Mbetet e paqartë nga çfarë sëmundje vuan bashkëshortja e ish-Ministrit. Megjithatë kjo nuk ishte e vetmja arsye që bindi gjykatën, siç raportoi avokati, ai plotësonte të pesta kushtet e nevojshme për të përfituar nga gjykimi alternativ.

U lirua sot nga burgu, Saimir Tahiri: Faleminderit ty që ke gënjyer

Sipas vendimit të zbardhur nga VoxNews, Tahiri do të qëndrojë në banesën e tij në Tiranë, nga e cila mund të largohet për nevoja të domosdoshme familjare.


Video