Lirohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

2 June 2023, 11:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lirohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
Saimir Tahiri

Lirohet ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjykata e Elbasanit vendosi që Tahiri ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Vendimi u mor sot nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit Matilda Fetahu. 

Kujtojmë se më 4 shkurt 2023, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

Ish ministri i Brendshëm, u vu nën hetim në vitin 2017, nën dyshimet se ai kishte lidhje me një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike drejt Italisë dhe përballja me drejtësinë është një odise e gjatë nga një gjykatë tek tjetra e cila nuk mbyllet sot.

Përballja do të vijojë në Gjykatën e Lartë ku Saimir Tahiri ka bërë rekurs vendimin e Apelit por dhe prokuroria gjithashtu kërkon që Saimir Tahiri të mos dënohet vetëm për shpërdorim detyre por për favorizim të trafikut drogës drejt Italisë të një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.


Video