Lirimi i Tahirit shqetëson ndërkombëtarët, ambasada e ShBA: Kërkojmë dokumentet e procesit

2 June 2023, 17:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lirimi i Tahirit shqetëson ndërkombëtarët, ambasada e ShBA:
Saimir Tahiri

Lirimi nga burgu i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duket se ka shqetësuar partnerët ndërkombëtar të reformës në drejtësi.

Ambasada amerikan në Tiranë ka konfimruar për mediat se po e ndjekin me shqetësim lirimin e ish-ministrit dhe se kërkojnë dokumentet e procesit.

“Po e ndjekim me shqetësim lirimin e Saimir Tahirit dhe kërkojmë dokumentet e procesit”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Dy ekspertiza mjeko-ligjore bindën sot gjykatën për ta liruar Tahirin dhe vendosi që pjesën e mbetur të dënimit prej 1 viti e 8 muaj e 15 ditë do ta kryejë në shtëpi.

Në njërën prej ekspertizave mjeko-ligjore, thuhej se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt-ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët. 

Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.

Kërkesa, që është bërë gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, u pranua këtë të premte.


Video