SPAK kërkon 4 vjet burg për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka

2 June 2023, 15:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SPAK kërkon 4 vjet burg për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka
Zamira Vyshka

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 4 vjet burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion.

Për shkak se gjykata ka pranuar më herët gjykimin e shkurtuar, nëse dënohet, Vyshka do të vuajë dënimin me 2 vite e 6 muaj.

Hetimet për ish-gjyqtaren u mbyllën në dhjetor të vitit 2022. I pandehur përfundoi edhe avokati Ilir Pashaj dhe 3 qytetarë të cilët do të paguanin një shumë monetare për lehtësimin e dënimit të familjarit të tyre.

Vyshka është duke u hetuar në arrest shtëpie dhe ka mohuar akuzat e SPAK gjatë hetimeve paraprake.


Video