U kap në “shtëpi bari”, shqiptari në Uells: Nuk po gjeja punë në ndërtim

10 Korrik 2024, 18:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
26-vjeçari Bledi Memaci

Një shqiptar i arrestuar në një shtëpi ku kultivohej kanabisi është dënuar me burg nga një gjykatë në Cardiff.

26-vjeçari Bledi Memaci u arrestua pranë banesës në Adam Street, Abertillery, teksa policia e Gwent zbuloi edhe fermën e kanabisit.

Sipas autoriteteve, ai kishte përshtatur një banesë të braktisur me katër dhoma për kultivimin e kanabisit, duke instaluar aty të gjitha pajisjet e nevojshme për rritjen e bimës narkotike.

Ai tha se kishte hasur vështirësi të gjente punë në ndërtim dhe ishte detyruar të rriste kanabis për llogari të një bande.

Gjykata e dënoi atë me 12 muaj burg dhe dëbim pas kryerjes së dënimit.

Video