Qeveria e gjyqësorit e zhytur në skandale: 3 punonjës të KLGJ-së...
18 Janar, 17:38Fokus
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake nga policia 27-vjeçari është plagosur gjatë kryerjes së punimeve në një banesë.
Ai është transportuar në spital dhe aktualisht është në reanimacion ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se i ka rënë një pjesë muri duke e plagosur.
"Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. Xh., 27 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar gjatë punës për rikonstruksionin e një banese dhe si pasojë është dëmtuar.
Aktualisht po merr mjekim, në spital. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit", njofton Policia.