Aksident me dy të vdekur në Rodos të Greqisë, në gjendje të rëndë shoferi shqiptar

10 Korrik 2024, 15:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga aksidenti në Rodos, Greqi

Një aksident trafiku me dy të vdekur ka ndodhur në ishullin grek të Rodos mesditën e së mërkurës.

Aksidenti ka ndodhur në orën 12:30 të mesditës, në kilometrin e 4-të të rrugës nacionale Anatolikes Aktes – Aeroport.

Sipas informacioneve nga mediat greke, një furgon i drejtuar nga një shtetas shqiptar, me dy britanikë në bord, në rrethana të paqarta ka devijuar nga korsia drejt Falirakut dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar grek.

Nga mbetjet e dy automjeteve, greku dhe një britanik u gjetën të vdekur, ndërsa shqiptari dhe një britanik u plagosën dhe u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos dhe po trajtohen në gjendje të rëndë.

Nëntë zjarrfikës me katër automjete kanë tentuar të nxjerrin personat në automjete

Video