13-vjeçari i aksidentuar sot pasdite në aksin rrugor Miras–Sinicë në Bilisht është drejtuar drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar pasi gjendja e tij është e rëndë.
Policia bën me dije se 13-vjeçari, banues në fshatin Miras ka qenë duke drejtuar një motor pa targa dhe ka patur mbrapa dhe vëllain e tij. Gjendja e këtij të fundit paraqitet e stabilizuar.
Sipas policisë, 13-vjeçari ka qenë duke lëvizur pa qenë i pajisur me skafandër në kokë kur është përplasur nga një mjet duke i lënë të dy vëllezërit e plagosur.
13-vjeçari është dërguar me helikopter të Traumës drejt kryeqytetit.
Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.