Çfarë po ndodh? Forca të shumta policie para Ambasadës Amerikane, rrethojnë një makinë të kuqe (FOTO-VIDEO)

27 June 2024, 20:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë po ndodh? Forca të shumta policie para Ambasadës
Policia para ambasadës amerikane në Tiranë

Një incident raportohet se ka ndodhur pak çaste më parë te rruga e “Elbasanit”, përballë me Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete të policisë, ndërsa sipas informacioneve për Voxneës.al, efektivët kanë rrethuar makinën e kuqe tip “Golf 7”.

Është e paqartë nëse ngjarja ka të bëjë me një incident të trafik apo diçka tjetër. Mësohet se policia ka shoqëruar një person.

Çfarë po ndodh? Forca të shumta policie para Ambasadës
Policia para ambasadës amerikane në Tiranë

Video