Asgjësohen 13 mijë bimë kanabisi në Malësinë e Madhe, operacioni policor me helikopterët e Forcave të Armatosura

27 June 2024, 19:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Asgjësohen 13 mijë bimë kanabisi në Malësinë e

Mbi 13 mijë bimë kanabisi janë asgjësuar në Shkodër, gjatë megaoperacionit të koduar “Territor i pastër”.

Policia thotë se nëpërmjet disa fluturimeve me helikopterin e Forcave Ajrore, 80 punonjës policie të kryenin kontrolle në vendin e quajtur “Rrethi i Brashtës”.

Gjatë kontrolleve në këtë zonë u gjetën dhe u asgjësuan 13,194 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa.

Ndërkaq, gjatë fazave të mëparshme të megaoperacionit “Territor i pastër”, përgjatë këtij 6-mujori, shërbimet e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë asgjësuar rreth 137140 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa, si dhe kanë arrestuar dhe proceduar 41 shtetas.


Video