Tre shqiptarë në Londër kapen me 250 kg kokainë

17 Tetor 2025, 21:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike në Londër, pasi u kapën duke transportuar rreth 250 kilogramë kokainë me anë të një kamioni. Sipas raportimeve të BBC, droga e sekuestruar kap vlerën e 20 milionë paund në treg.

Të arrestuarit janë tre shqiptarë rreth të 30-ave, ndërsa pritet të dalin përpara drejtësisë në ditët në vijim.

Autoritetet britanike kanë sekuestruar ngarkesën dhe po hetojnë lidhjet e mundshme të tyre me rrjete të trafikut ndërkombëtar.

Zyrtari i Partneritetit të Krimit të Organizuar në Londër, Andy Tickner, u shpreh se ky është një nga sekuestrimet më të mëdha të muajve të fundit.

“Pa përpjekjet e oficerëve për ta ndaluar këtë ngarkesë, ajo sasi droge do të kishte përfunduar në rrugët e komuniteteve tona, duke ushqyer varësinë dhe duke çuar në krime të tjera të rënda,” tha ai.


Video