Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar videon e arrestimit të Aldo Avdylit, i arrestuar tre ditë më parë në Tiranë.
Në filmimin e shpërndarë nga kreu i PD, Sali Berisha, Avdyli dëgjohet që i drejtohet personit që e filmon dhe që sipas Berishës ai ka identifikuar ish-zv.drejtorin e policisë së Durrësit Bujar Deljalliasin. Ky i fundit sipas Berishës se është i lidhur me grupin e “Pojës”, një tjetër bandë e zonës së Durrësit dhe që sipas opozitës ka lidhje të ngushta me qeverinë.
Aldo Avdylaj akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit kriminal që ekzekutoi Edmir Bregun në vitin 2021 në Durrës.
Pak javë më parë, SPAK zbardhi vrasjet dhe atentatet e këtij grupi kriminal pas zbërthimit të aplikacioneve të koduara që përdornin, duke arrestuar disa prej tyre dhe shpallur në kërkim drejtuesit e grupit.