‘Partnerë në krim’! Rrëfimi i Ballukut: Në Llogara veprova me po...
7 Nëntor, 20:40Fokus
Personi që shihni në foto është turku Adnan Yizdizoglu 59 vjeç, administrator i klinikës dentare ‘Dental Turk’.
Yizdizoglu është arrestuar pas konstatimit të produkteve të skaduara në klinikë, që përdoreshin për t’i ofruar shërbim klientit. Gjithashtu klinika nuk dispononte fatura fiskale për produktet.
Nga operacioni janë sekuestruar 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara.
Vijojnë hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është caktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.