Byroja Kombëtare e Hetimit do të zgjerohet me 10 oficer te rinj.
SPAK bën me dije se ka hapur procedurat rekrutimin e 10 (dhjetë) pozicioneve për funksionin “oficer i Policisë Gjyqësore në Byronë Kombëtare të Hetimit – Kategoria 60% i G3”.
“10 pozicionet vakante ju ofrohen të gjithë punonjësve që gëzojnë statusin e Oficerit të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore në institucionet si më poshtë:
1 (një) oficerë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,
1 (një) oficerë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit,
1 (një) oficerë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetikë, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetikë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,
1 (një) oficerë nga Drejtoria e Antiterrorit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,
1 (një) oficer nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit,
1 (një) oficer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore,
2 (dy) oficer nga Drejtoria e Hetimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve,
2 (dy) oficer nga Drejtoria e Hetimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave”, bëhet me dije në një njoftim të BKH.